Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët mbledhin nënshkrime kundër fabrikës në Dresnik, ekspertët paralajmërojnë për dëmet mbi mjedisin

Rreth 5 mijë nënshkrime të qytetarëve të Komunës së Klinës pritet që t’iu dorëzohen institucioneve komunale e atyre qendrore javëve në vazhdim, për të parandaluar ndërtimin e një fabrike për nxjerrjen e gurit gëlqeror.

Inicimi i këtij peticioni, sipas përfaqësuesve të banorëve të disa fshatrave të Klinës, ka ardhur pas pëlqimit që Komuna e Klinës ka lëshuar për kompaninë “Ramstone”, pëlqim që i hap rrugë ndërtimit të kësaj fabrike, raporton KTV.

Paraprakisht, të njëjtës kompani në maj të 2019-ës Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale i kishte lëshuar licencë hulumtimi.

E qytetarë të kësaj ane kanë paralajmëruar protesta, në rast se nuk ndalohet ndërtimi i saj.

Derisa Faton Berisha, ekspert në fushën e mjedisit, si dhe banor i Komunës së Klinës, ka treguar për dëmet që ndërtimi i kësaj fabrike do të shkaktonte në rast se ndërtohet.

E zëdhënësja e Komunës së Klinës ka thënë se pasi që qytetarët të sjellin peticionin në komunë, do të shohin se si do të veprojnë tutje.

Edhe Kompania merr leje për nxjerrje të gurit gëlqeror në Dresnik, banorët e kundërshtojnë Video Kompania merr leje për nxjerrje të gurit gëlqeror në Dresnik, banorët e kundërshtojnë

Edhe pse Kuvendi Komunal i Klinës në shkurt të 2019-s kishte marrë vendim që të ndalohet dhënia e lejeve kompanive që aplikojnë për gurëthyes në aksin rrugor Prishtinë- Klinë, tani për tani vetëm në zonën e Dresnikut veprojnë 8 kompani.

KTV-ja për dhënien ose jo të pëlqimit mjedisor për kompaninë “Ramstone” e ka pyetur edhe Ministrinë e Mjedisit, por ajo nuk ka kthyer përgjigje.