Zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes, Burim Ramadani dhe komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën në takime të ndara komandantin e ri të Gardës Kombëtare të Ajovës të SHBA-së, gjeneral majorin Benjamin Corell.
Në takim u bisedua për partneritetin e suksesshëm dhe konkret ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes/FSK-së me Gardën Kombëtare të Ajovës në kuadër të partneritetit shtetëror ndërmjet dy vendeve.
Ramadani e falënderoi gjeneralin Corell për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe e njoftoi lidhur me procesin e tranzicionit dhe implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, në mënyrë që FSK-ja të jetë sa më e gatshme për ngritjen e kapaciteteve dhe që në të ardhmen të jetë kontribuuese e paqes globale.
Në takimin e parë zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes ndërmjet Ramës dhe Corellit u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera të FSK-së me Gardën Kombëtare të Ajovës, si dhe për gatishmërinë e dy institucioneve për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.
Gjeneral Rama dhe gjenerali amerikan Correl nesër do të vizitojnë Gardën Kombëtare të FSK-së në Pomozotin, ndërsa pritet të marrin pjesë edhe në takimin radhës të shefave të mbrojtjes në kuadër të Konferencës SHBA-Karta e Adriatikut që do të mbahet në Shqipëri.
-
Rama viziton Gardën Kombëtare të Iowas ku janë të integruar edhe pjesëtarët e FSK-së
-
FSK, përkrah trupave amerikane e të NATO-s, e gatshme të japë kontribut për sigurinë në botë
-
Kurti dhe komandanti i Gardës së Iowas bisedojnë për sigurimin e pajisjeve të reja për FSK-në
-
Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas dhe ambasadori Hovenier premtojnë mbështetje për FSK-në
-
Rama ia dorëzon detyrën Jasharit