Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një takim me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneralmajorin Benjamin J. Corell, ka folur për sigurimin e pajisjeve të reja për FSK-në.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Kurti ka falënderuar Iowan dhe Gardën Kombëtare të këtij shteti për kontributin e deritanishëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe rolin kyç që ajo ka luajtur që Kosova të bëhet kontribuuese e sigurisë në botë.
“Kryeministri ritheksoi se synimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës është të kemi Forcë që është e aftë të përmbushë detyrat e veta kushtetuese në mbrojtje të vendit dhe të jetë e ndërveprueshme me partnerët dhe aleatët në ruajtjen e paqes në botë. U bisedua edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësive, rritjen e kapaciteteve dhe sigurimin e pajisjeve të reja dhe të avancuara për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Duke folur për Shërbimet Konsullore në Iowa, të hapura në maj të vitit të kaluar, u theksua se po ndikon në përmirësimin e marrëdhënieve të Kosovës me shtetin e Iowas dhe më gjerë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
-
Kurti viziton ushtarët e FSK-së që po trajnohen në Iowa të SHBA-së
-
Kurti e komandanti i KFOR-it shqyrtojnë mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit
-
Kurti në takim me drejtoreshën e NATO-s: Kosova e vendosur për integrim
-
Kurti diskuton me Ulutashin për zhvillimet në botë që mund të paraqesin sfida për sigurinë në Kosovë
-
Kurti: FSK-ja pjesëmarrëse në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën