Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim drejtoreshën e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren.
Sipas komunikatës zyrtare Kurti shprehu falënderime për angazhimin e NATO-së për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, si dhe për rolin e rëndësishëm të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) për Ministrinë e Mbrojtjes si organ kyç ndërlidhës dhe këshillues i aleancës veri-atlantike në Republikën e Kosovës.
“Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit, kryeministri Kurti foli për mundësitë që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të ndjekin trajnime ushtarake edukuese dhe profesionale në institucionet e NATO-s. E po ashtu, për rritjen e kapaciteteve të FSK-së në përputhje me standardet e aleancës veri-atlantike. Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në njoftim.
Njoftohet se Kurti ka theksuar se Kosova është e përcaktuar, angazhuar dhe e përkushtuar në rrugën e saj për integrim në NATO.
-
Kurti: Për Kosovën, NATO-ja s'është vetëm garantues i sigurisë, por orientim strategjik e destinacion
-
Kurti takon Whitakerin: Përshpejtimi i anëtarësimit në NATO, garantues për sigurinë në Ballkan
-
Kurti: FSK-ja po përgatitet për misionin në Gazë
-
Kurti në takim me komandantin e NATO-s: Siguria e Kosovës nis nga kufijtë
-
Haxhiu takon admiralin Wikoff: Anëtarësimi në NATO, synimi strategjik i Kosovës