Avokati Arianit Koci ka shtruar pyetjen pse në Kosovë nuk incizohen gjykimet, ndonëse ekziston baza ligjore për këtë.
Koci ka shtuar se arsyeja e thjeshtë është se dikujt nuk po i konvenon që seancat të jenë të hapura e transparente.
“Me audio incizim mund të evitohen: leqpërdorimet eventuale nga ana e gjykatësve, prokurorëve, hetuesve, avokatëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë; mospuna e personave të cekur më lartë; mosdija e të njëjtëve. Mbi të gjitha, edhe vetë procedura penale fiton për seriozitet. Prandaj, çdo gjykatë duhet të obligohet që, tani e tutje, të gjitha seancat të audio regjjstrohen”, ka shkruar Koci në Facebook.
Ai ka shtuar se pajisjet për audio-inicizim të seancave janë shumë të lira dhe se me këtë investim mund të evidentohen keqpërdorimet eventuale dhe të rritet efikasiteti.
“Thënë troç: transparenca në polici, prokurori dhe gjykata, nuk u konvenojnë vetëm personave që kanë çka të fshehin. Kjo edhe mund të jetë arsyeja që, përkundër faktit që me vite të tëra janë thithur fondet për prokurori dhe gjykata, infrastruktura bazike regjistruese, nuk është krijuar”, ka thënë Koci.
Ai ka shtuar se ka pasur edhe rezistencë që në qendrat e votimit të vendosen kamera.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, në shtator të vitit të kaluar kishte pritur në takim drejtorin e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit (INL), Shaën Ëaddoups, si dhe përfaqësues të tjerë nga INL për të diskutuar dhe u koordinuar rreth fazës së implementimit të Projektit të Audio Incizimit për sallat e gjykatave, përmes të cilit do të sigurohet audio dhe video i incizimi i seancave gjyqësore në të gjitha gjykatat.
Edhe
Ukimeri: Mosincizimi i seancave e mungesa e sallave, problematika për transparencën e gjyqësorit
“Kryesuesi Zogaj, në emër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka falenderuar z.Ëaddoups për mbështetjen duke e siguruar për bashkëpunim dhe partneritet të vazhdueshëm me INL, me qëllim të implementimit të suksesshëm të projektit që do të ndikoj në ngritjen e efikasitetit të punës në sistemin gjyqësor”, ishte thënë nga KGJK atëbotë.
Ndonëse kishte kaluar vendimi në KGJK për t’u zbatuar ky projekt, ai ende nuk po zbatohet.
Projekti po pritet të nisë së implementuar në qershor.
-
Seancat e Speciales të mbyllura, gjykata kritikohet për mostransparencë
-
Avokati: Kilajt i ka munguar synimi për të penguar drejtësinë
-
KDI e GLPS kritikojnë mungesën e transparencës në hartimin dhe miratimin e Projektligjit për Byronë
-
Kritikohet gjyqtarja për mosprezencë në rastin e ngacmimit seksual në Fushë-Kosovë