Avokati Arianit Koci ka deklaruar se në Gjykatën në Fushë-Kosovë ishte caktuar një seancë për në orën 09:00 për ngacmim seksual, por edhe pas 20 minutash që kur parashihej të fillonte seanca, ndodhen në sallë viktima dhe Koci si përfaqësues i saj, ndërsa gjyqtarja e rastit dhe ajo mbikëqyrëse nuk ishin aty.
Koci ka thënë se arsyetimi ishte se po e presin prokurorin.
“Ligji dhe Konventa e Stambollit kërkojnë që këto raste të trajtohen me prioritet të veçantë, pikërisht për shkak të natyrës së veprës dhe pasojave që ajo lë tek viktima. Realiteti që gjetëm sot në Gjykatën e Fushë Kosovës ishte krejt tjetër. Gjyqtarja e rastit nuk ishte në sallë. Gjyqtarja mbikëqyrëse - dera e mbyllur. Arsyetimi që morëm ishte ky: ‘Po e presim prokurorin’”, ka shkruar Koci në Facebook.
Ai më tej ka thënë se kur viktima vjen të kërkoj drejtësi dhe institucionet nuk janë as të pranishme, dëmi nuk është vetëm procedural.
“Duhet të kujtohet një fakt: aktakuza në këtë rast është ngritë para më shumë se dy vitesh. Gjatë kësaj kohe, viktima më ka tregu se që nga dita e parë në Polici është ndierë e pashpresë dhe e pakënaqur me trajtimin institucional. Sot kishte ardhur në gjykatë me shpresën që më në fund procesi do të lëvizte përpara. Ajo që ndodhi sot vetëm sa e thelloi këtë ndjenjë. Kur viktima vjen për të kërkuar drejtësi dhe institucionet që duhet t’ia garantojnë atë nuk janë as të pranishme, dëmi nuk është vetëm procedural. Në raste të tilla, sistemi rrezikon me u bë vetë burim i ritraumatizimit”, ka shkruar tutje Koci.
Edhe
Raportohet një ngacmim seksual në Fushë-Kosovë, s’ka të arrestuar
Ai ka theksuar edhe në orën 09:40 nuk kishte filluar gjykimi.
“Krimet seksuale kërkojnë ndjeshmëri, profesionalizëm dhe seriozitet maksimal. Në të kundërtën, mesazhi që u jepet viktimave është i rrezikshëm: se sistemi nuk është gati t’i dëgjojë.
-
Koci: Një shqiptar nga Kosova po mbahet në paraburgim në Serbi që nga 20 maji
-
Koci, qytetarëve që udhëtojnë përmes Serbisë: Postimet në rrjetet sociale mund t'ju sjellin telashe
-
Shtyhet seanca ndaj Morinës i akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve
-
Avokati i Gashit: Bastisja në shtëpinë e tij është kryer pa urdhër të gjykatës