Avokatja Albulena Ukimeri, ka thwnw se mosincizimi i seancave dhe mungesa e sallave, janë ndër problematikat e për trasparencën e gjyqësorit.
“Një çështje që është sfiduese apo që vazhdon të mbetet sfiduese për komunitetin e avokatëve është mos audio-incizimi i seancave gjyqësore”, ka theksuar Ukimeri, në emisionin “Tempus” në KTV
“Unë konsideroj që është bërë shumë, por që natyrisht se ka vend edhe shumë më tepër që të rregullohen edhe këto çështje të kësaj natyre”, shtoi tutje Ukimeri.
Gjithashtu, avokatja Ukimeri si sfidë e ka përmendur edhe mungesën e sallave gjyqësore.
“Kur flasim për lëndët në procedurën civile dhe në atë administrative, ne kur qasemi në Pallat zakonisht seancat mbahen në zyrat e gjyqtarëve dhe kjo natyrisht ua bën të pamundur ndoshta një pjese të njerëzve ose publikut që është i interesuar që t’i ndjek ato, pra nuk mbahen në sallën e gjykimeve”, ka deklaruar Ukimeri.
-
Qeveria e re ikën nga gazetarët, ngrihen shqetësime për transparencë
-
Krasniqi e Zeka me opinione të kundërta për bashkëpunim në mes të Këshillave për çështjet e aktakuzave
-
Shala: Ka mungesë të guximit profesional në aktgjykimin e Kushtetueses për Kuvendin
-
Auditori thotë se pasqyrat financiare të LDK-së kanë mungesë transparence dhe kontrolli
-
Osmani: Vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton përparimin në agjendën euroatlantike