Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësues të një grupi të organizatave joqeveritare, ku fokus ishte moskunstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Të enjten ka dështuar për herë të 27-të konstituimi i legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Osmani ka thënë se vonesat në konstituim jo vetëm që dëmtojnë kredibilitetin e institucioneve, por edhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike.
“Sipas Presidentes Osmani vonesa në konstituimin e Kuvendit dëmton jo vetëm kredibilitetin e institucioneve, por edhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike. Në këtë drejtim, Presidentja ripërsëriti përkushtimin e saj për të garantuar funksionalitet institucional dhe për të vepruar në përputhje me Kushtetutën, në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani u shpreh e gatshme që të vazhdojë të mbetet e hapur për dialog me shoqërinë civile, në funksion të ruajtjes së rendit demokratik dhe forcimit të institucioneve përfaqësuese të vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
-
Terras: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen e presidentit të ri, Kosova në pasiguri politike
-
Osmani dekreton shpërndarjen e Kuvendit: Këtu na sollën njerëz me qëllime të rrezikshme
-
Osmani: Vonesat 9-mujore për formimin e qeverisë nuk i kam kërkuar e as shkaktuar unë
-
Osmani shpreson që partitë të gjejnë gjuhë të përbashkët për formimin e Qeverisë
-
Osmani: Shpresoj sa më shpejt të krijohen institucionet