Një tjetër shtetas i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe, në pikëkalimin kufitar ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë.
Avokati Arianit Koci ka thënë se për këtë rast është njoftuar pas mesnate dhe se bëhet fjalë për një 44 vjeçar nga fshati Jasenovik i Komunës së Novobërdës i cili po udhëtonte me autobus nga Stuttgarti drejt Kosovës, së bashku me vëllain e tij.
Koci ka bërë të ditur më tej se sipas deklarimit të vëllait të tij, autoritetet serbë kanë thënë se ndalimi i tij lidhet me një letërnjoftim të dëmtuar.
“Menjëherë pas njoftimit, kam filluar të angazhohem për sqarimin e rrethanave të ndalimit dhe për t’i ofruar ndihmën e nevojshme juridike. Do të vazhdoj të ndërmarr të gjitha veprimet që janë në kompetencën dhe mundësitë e mia për të ndihmuar në zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij rasti. Asnjë shtetas i Kosovës nuk duhet të ndihet i vetëm kur përballet me probleme jashtë vendit”, ka thënë Koci në Facebook.
Ministria e Punëve të Jashtme në vazhdimësi ka bërë thirrje ndaj qytetarëve të Kosovës, përfshirë edhe bashkatdhetarët që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, që të përdorin rrugë alternative dhe të shmangin kalimin përmes Serbisë.
Kjo thirrje erdhi pas rasteve të përsëritura të ndalimeve dhe arrestimeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe.
-
Koci thotë se është ndaluar edhe një qytetar i Kosovës në Serbi
-
Koci: Shteti të angazhohet më shumë në mbrojtjen e shtetasve të Kosovës të arrestuar në Serbi
-
Kaloi ilegalisht kufirin, shoqërohet në polici shtetasi serb
-
Koci: Qytetari nga Kosova pretendon se u detyrua t'u japë 2000 euro policëve serbë për të shmangur arrestimin
-
Koci: Një shqiptar nga Kosova po mbahet në paraburgim në Serbi që nga 20 maji