Arben Kllokoqi, ekspert në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vjenë, ka thënë se Kosova nuk do të duhej të refuzonte ofertën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e bërë të mërkurën gjatë samitit të “Ballkanit të Hapur” në Ohër, që të shkëmbehet linjiti i Kosovës me energjinë elektrike të Serbisë.
Kllokoqi ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së të enjten, se me Serbinë do të duhej të bëhej funksionalizimi komercial i interkoneksionit, gjë që sipas tij, i ndihmon Kosovës.
“Pa e paragjykuar aspektin teknik, nuk mendoj se do të duhej refuzuar. Në kuadër të ndonjë tregtimi të tillë, nëse do të ketë, të futet edhe funksionalizimi komercial i interkoneksionit me Serbinë, pasi kjo i ndihmon Kosovës. Kosova e ka interkoneksionin relativisht të mirë, që nënkupton se diku rreth 1.200 megavatë mund t’i importojë apo eksportojë në orë. Nëse edhe interkoneksioni me Serbinë futet aty, atëherë krijohet kapacitet shtesë edhe për së paku 400 megavatë. Po flasim për një kapacitet shtesë, i cili i jep fleksibilitet shtesë inteksioneksionit”, ka thënë Kllokoqi.
Kryeministri Albin Kurti e hodhi poshtë ofertën e Vuçiqit të enjtën. Sipas tij, pasi Vuçiqi nuk ia doli t’i marrë territor Kosovës, dëshiron t’i marrë linjit.
Ai ka folur edhe për Strategjinë për Energji të prezantuar të martën nga Ministria e Ekonomisë e Kosovës, për të cilin ka thënë se duket ambicioze.
-
Kurti i përgjigjet negativisht Vuçiqit për këmbimin e energjisë me linjit
-
Vuçiq: Do t’i ofrojmë Kosovës energji elektrike në këmbim të linjitit
-
Kurti: Vuçiqi synon ta lërë të hapur mundësinë e pushtimit të Kosovës
-
Rama: Me Kurtin e Vuçiqin komunikimi ishte pozitiv
-
Palokaj: Në planin e zbatimit Kosovës mund t’i kërkohet propozimi për themelimin e Asociacionit