Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot në Ohër se do t’i ofrohet Kosovës një marrëveshje, ku në këmbim të linjitit Kosovës do t’i ofrohet energji elektrike.
Vuçiq ka thënë se opsion tjetër është pagesa me para e linjitit.
“Ne ishim të gatshëm t’i ofronim Prishtinës shkëmbim në mënyrë që të merrnim sasi të konsiderueshme të linjitit cilësor në këmbim të energjisë elektrike. Nëse nuk doni kështu, atëherë mund të bëhet edhe me para. Nuk kemi asnjë problem, jemi të gatshëm të flasim për këtë”, ka thënë Vuçiq për gazetarët në Ohër, ku po mbahet Samiti për “Ballkanin e Hapur”, raporton Tanjug.
Artikuj të ngjashëm
-
Kllokoqi: Nuk duhej refuzuar oferta e Vuçiqit për këmbimin e energjisë me linjit
-
Kurti i përgjigjet negativisht Vuçiqit për këmbimin e energjisë me linjit
-
Vuçiqi bisedon me Putinin, i tregon se do të japë dorëheqje nesër
-
Vuçiq - Kosovës, Kroacisë e Bosnjës: Kot shpresoni, Qeveria në Serbi nuk ndërrohet
-
Vuçiq e Orban në një vijë sa i përket energjisë bërthamore