Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), i ka quajtur spektakël bastisjet e Gjykatës Speciale që po kryhen të hënën në disa lokacione.
Ai ka shkruar në Facebook se nëpërmjet bastisjeve, Specialja “kinse po bën diçka”.
“Bastisjet e Speciales, spektakël i radhës. Kinse po bëjmë e po gjejmë diçka”, ka thënë Klinaku.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kryer disa bastisje në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi.
Rastin e ka konfirmuar për KOHËN, avokati Artan Qerkini.
Edhe
Paralajmërohen protesta kundër Speciales
Ai ka thënë se bastisja ka qenë e shkurtër dhe se për shpalosjen e detajeve të tjera do të konsultohet gjatë ditës me Shalën, klientin e tij.
Lidhur me rastin, KOHA ka provuar ta kontaktojë edhe ZPS-në, por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë përgjigje.
-
OVL-UÇK paralajmëron protesta, s’e përjashton përshkallëzimin
-
Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë, bastisen disa lokacione
-
ZPS-ja paraqet si pjesë të argumenteve fletoren e Selimit dhe mbylljen e zyrave të LDK-së
-
Maliqi: Njësia Speciale shkoi në Skenderaj me qëllim të mirë, fyerjet e qytetarëve ishin pavend