Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), ka deklaruar se vendimi i Dhomave të Specializuara për dënimin e Pjetër Shalës është politik, duke thënë se të tilla kanë qenë edhe aktgjykimet e tilla.
Klinaku ka shkruar në Facebook se Gjykata Speciale i dënoi luftëtarët e UÇK-së “por duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb”.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar kundër pushtuesit serb dhe për lirinë e popullit. Gjykata Speciale në Hagë në emër të popullit dënon luftëtarët e UÇK-së, por duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb e me dëshmi të dëshmitarëve të fshehur nga populli. Ashtu sikur në aktgjykimet e kaluara, edhe në rastin e bashkëluftëtarit Pjetër Shala, Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht”, është shprehur Klinaku, pasi Shala u dënua me 18 vjet burgim të martën.
-
Organizatat e luftës për vendimin ndaj Shalës: Politik, kemi pritur të lirohet
-
Avokati i Shalës: Për dënimin e tij u përdorën deklaratat që i ka dhënë pa praninë e avokatit
-
Shala kërkon nga Apeli ta kthejë rastin në rigjykim ose të vendosë një dënim më të përshtatshëm
-
Pjetër Shala dënohet me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale
-
Dënimi i Pjetër Shalës, Krasniqi: Askush s'mund ta ndryshojë luftën e UÇK-së