Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka akuzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë për pengim të drejtësisë.
Sipas tij, bastisjet e ZPS-së po bëhen për t’i mbuluar dështimet e saj.
“Pengimin e drejtësisë e ka bërë dhe e bën Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Bastisjet, arrestimet e ekstradimet, siç ndodhi sot me bashkëluftëtarin Haxhi Shala, bëhen për t'i mbuluar dështimet dhe skandalet e njëpasnjëshme të tyre”, ka shkruar ai në Facebook.
Të hënën ZPS-ja ka intervistuar ish-deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, ish-komandant “Topi”.
Artikuj të ngjashëm
-
Shala sot paraqitet para Speciales, akuzohet për pengim të administrimit të drejtësisë
-
ZPS-ja konfirmon dërgimin e Shalës në paraburgim në Hagë
-
Ish-deputeti Haxhi Shala dyshohet për pengim të drejtësisë
-
Haxhi Shala intervistohet nga Specialja
-
Klinaku i kërkon Speciales t’ia publikojë bisedat me të akuzuarit në Hagë