Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe kryetarët e Gjykatave, i janë drejtuar Qeverisë së Kosovës me një letër të hapur lidhur me kushtet brenda objektit të Pallatit të Drejtësisë.
Në këtë letër, KGJK-ja dhe krerët e Gjykatave kanë thënë se brenda objektit nuk po funksionon klima dhe se temperaturat e larta brenda objektit po ndikojnë në procesin e punës.
Ata kanë kërkuar të gjendet një zgjidhje për këtë problem.
“Si pasojë e mosfunksionimit të sistemit të klimatizimit në Pallatin e Drejtësisë dhe rritjes së temperaturës në ambientet e punës deri më 35 gradë Celsius, në një takim të jashtëzakonshëm të mbajtur sot më datë 24 korrik 2023, Këshilli Gjyqësor dhe kryetarët e gjykatave që punojnë në Pallatin e Drejtësisë, kanë vendosur që t’ju drejtohen me këtë letër të hapur”.
Në letër më tej thuhet se gjendja është “përshkallëzuar” dhe është arritur në një situatë ku gjyqtarët edhe punonjësit e gjykatave që operojnë brenda këtij objekti, “të punojnë në kushte alarmante të punës”, si rezultat i mosfunksionimit të sistemit të ajrosjes.
https://www.gjyqesori-rks.org/2023/07/24/leter-e-hapur-nga-keshilli-gjyqesor-i-kosoves/?fbclid=IwAR17NE9_YhVfDwEX1uhEF2z0BjKXG6xh7O_bBO4hVT6S45mwAAuX6pNLluM
-
Reduktohet orari i punës në gjykatat në Pallatin e Drejtësisë
-
Mosfunksionimi i kondicionerëve ndërlikon punën në Pallatin e Drejtësisë
-
Vapa në Pallatin e Drejtësisë, Komercialja liron punonjësit me sëmundje kronike
-
Kryetarët e gjykatave në Pallat autorizohen ta pezullojnë punën shkaku i të nxehtit
-
Pallati i Drejtësisë kthehet në “saunë”