Me arritjen e rreth 70 veturave ushtarake dhe stafit mbështetës në kampin “Bondsteel” të premten, KFOR-i ka njoftuar se e ka përfunduar dislokimin e përkohshëm të forcave shtesë rezervë në Kosovë, me qëllim stërvitjeje.
Kontigjenti i Mbretërisë së Bashkuar, i përbërë prej më shumë se 350 trupave, që i përkasin Gardës Skoceze, do të kryejë stërvitje bashkë me personelin e KFOR-it.
“Ky aktivitet kryhet në baza të rregullta dhe ka për qëllim të rrisë gatishmërinë operacionale të KFOR-it dhe aftësinë e tij për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive zhvillimeve përkatëse të sigurisë”, thuhet në një komunikatë të KFOR-it të premten.
Pas stërvitjeve, Garda Skoceze do të kthehet në Britaninë e Madhe.






Artikuj të ngjashëm
-
Trupa shtesë të Britanisë do të vendosen përkohësisht në Kosovë
-
Rreth 300 trupa britanike në Kosovë për stërvitje të përbashkëta me trupat e KFOR-it
-
Rutte: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave të NATO-s në Kosovë
-
KFOR-i njofton se nuk ka ndryshime në mision pavarësisht thirrjeve serbe për sulm nga Irani
-
Thirrjet serbe për sulm nga Irani, KFOR: S'ka ndryshime në mision