Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Trupa shtesë të Britanisë do të vendosen përkohësisht në Kosovë

KFOR-i në Kosovës

KFOR-i ka njoftuar se trupa rezervë po vazhdojnë të vendosen përkohësisht në Kosovë, si pjesë të regjimentit mbretëror të Yorkshire të Britanisë së Madhe.

Personeli dhe automjetet që kanë zbarkuar në Durrës pritet të lëvizin drejt Kosovës, e këto trupa u tha se do të bashkëpunojnë me njësi të tjera  të KFOR-it “në një stërvitje rutinë të provave operative, deri në fund të tetorit”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Qëllimi i këtij ushtrimi është t’i testojë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre me misionin e KFOR-it. Stërvitja mbështet gatishmërinë e KFOR-it për t'iu përgjigjur zhvillimeve përkatëse të sigurisë, në mënyrë që të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm dhe efektiv të mandatit tonë të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit”, thuhet në komunikatën e KFOR-it të mërkurën.

Kur të përfundojë stërvitja ushtarake kontingjenti britanik do të kthehet në Britani, derisa KFOR-i ka bërë me dije se do t’i marrë të gjitha masat e nevojshme “për të zbutur efektet në trafikun rrugor që mund të shkaktohen si rezultat i lëvizjes së personelit ushtarak dhe automjeteve”.