KFOR-i ka njoftuar se në 11 ditët që kur janë vendosur barrikadat në veri në rrugët që çojnë në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak, ka ndihmuar të zhvendosen nëntë policë të Kosovës që gjendeshin në pikat kufitare.
KFOR-i për KOHËN ka treguar se policët nuk kishin qenë në gjendje të mirë shëndetësore.
“KFOR-i është në kontakt të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe për ta përkrahur kemi transportuar me tokë 9 policë të cilët janë ndier të sëmurë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për media të KFOR-it për KOHËN.
Burime të KOHËS bëjnë të ditur se policët janë transportuar ditët e fundit.
Në veri vazhdon qëndrimi i barrikadave, ndërsa në mbrëmjen e të martës është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm në Lagjen e Boshnjakëve.
-
Zeqiri: Policët që u ndihmuan të zhvendoseshin nga Jarinja e Bërnjaku ishin me sëmundje kronike
-
Ministri i Jashtëm italian: 11 ushtarë italianë të KFOR-it janë lënduar në veri, 3 në gjendje më të rëndë
-
Lirohen për qarkullim Jarinja dhe Bërnjaku
-
Barrikadat u larguan, por pikat kufitare në veri janë ende të mbyllura
-
Dita e 16-të e barrikadave në veri