Kryetari i Sindikatës së Policëve të Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë se nëntë policët e Kosovës që janë ndihmuar nga KFOR-i për t’u zhvendosur nga pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, kishin sëmundje kronike.
“Ata ishin me sëmundje kronike të vazhdueshme. Kanë qenë në terapi. Nuk kanë qenë policë që kanë marrë sëmundje me kushtet që janë atje qe 11 ditë”, ka thënë Zeqiri në Interaktiv të KTV-së.
KFOR-i ka konfirmuar se gjatë 11 ditëve është ndihmuar të transportohen nëpërmjet rrugëve tokësore nëntë policë të Kosovës që po patrullonin në pikat në Jarinjë e Bërnjak.
Rrugët që çojnë në këto pika kufitare janë bllokuar nga barrikadat.
Artikuj të ngjashëm
-
KFOR-i ndihmoi zhvendosjen e nëntë policëve të sëmurë nga Jarinja e Bërnjaku
-
Zeqiri: 10 policë kanë dhënë dorëheqje gjatë muajit janar
-
Zeqiri: Policët e kidnapuar janë mirë dhe nuk po keqtrajtohen
-
Ndërrohen policët që u bllokuan para dy javësh në veri
-
Zeqiri ngre dyshime për KFOR-in: Këtu dikush ka një qëllim të caktuar