Barrikadat e vendosura në veri të vendit tash e gjashtëmbëdhjetë ditë po vazhdojnë të qëndrojnë, ndërsa pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak janë të bllokuara.
Vërehet prezencë e shtuar e pjesëtarëve të KFOR-it, në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë.
Policia e Kosovës ka shtrirë pikëkontrollet e saj në drejtimin Mitrovicë - Leposaviq me qëllim të pengimit të aktiviteteve kriminale, por duke siguruar kështu edhe lëvizjen e lirë.
Ndryshe, situata e përgjithshme e sigurisë në veri të vendit aktualisht është e qetë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, para tre ditësh ka ritheksuar nga Mitrovica se policia ka kapacitete dhe është e gatshme t’i largojë barrikadat, mirëpo, është në pritje të një përgjigjeje nga KFOR-i, andaj akoma nuk është vendosur për diçka të tillë.
-
Dështon seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarve për vendosjen e barrikadave
-
Aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri
-
Ndalohen dy shtetas serbë në veri pasi kaluan ilegalisht kufirin e Kosovës
-
Deri në 18:00 rruga Brezovicë-Prevallë do të jetë e bllokuar, shkak punimet
-
5 nga 6 të akuzuarit për barrikadat ishin të punësuar në strukturat që udhëhiqeshin nga krerët e LS-së