Ministria e Mbrojtjes gjatë ditës njoftoi për mbërritje të kontejnerëve me mijëra dronë kamikazë "Skydagger" në Kosovë.
Por, cilat janë specifikat e këtyre dronëve?
Këta dronë, konsiderohet se janë dizajnuar për misione vetë-shkatërruese, pasi mbajnë ngarkesë shpërthyese dhe përplasen direkt me objektivin që i përcaktohet.
Këta dronë janë të paraparë të përdoren për sulme precise ndaj objektivave të blinduara ose ndaj mjeteve ushtarake. Ndërsa, për shkak të kostos më të ulët, këta dronë u bënë shumë të rëndësishëm në luftën në Ukrainë.
Siç i përshkruajti edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, këta dronë kamikazë janë të njohur edhe si FpV të tipit RTF (Ready to Fly). Quhen kështu sepse janë gati për përdorim pa pasur nevojë për montim apo konfigurim më të ndërlikuar.
VIDEO:
-
Mijëra dronë kamikazë "Skydagger" nga Turqia mbërrijnë në Kosovë
-
Mijëra dronë kamikazë mbërrijnë në Kosovë
-
Turqia prezanton dronin e ri kamikaz me krahë të fiksuar
-
Dronët turq në Kosovë testojnë “epokën e artë” të marrëdhënieve Ankara–Beograd
-
Vuçiqi i tmerruar pas arritjes së dronëve në Kosovë: Turqia s’dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor