Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet subvencionimi i bizneseve që konsiderohen se po dëmtohen nga masat e MSH-së

ndertim

Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të kufizojë orarin e punës nga 14 deri më 17 gusht, si rrjedhojë e ngritjes së temperaturave. Megjithatë, Qeveria e Kosovës deri më tani nuk ka paraparë t’i subvencionojë bizneset dhe punëtorët e prekur nga ky vendim i kësaj ministrie të marrë dy ditë më parë.

Komuniteti i biznesit vlerëson se dëmet janë të konsiderueshme për kompanitë dhe punëtorët, prandaj për këtë kërkojnë mbështetjen e Qeverisë. Përveç kësaj bizneset nuk arrijnë t’i realizojnë projektet e planifikuara. Edhe në sektorin e bujqësisë fermerët pësojnë dëme pasi që nuk arrijnë t’i vjelin kulturat e tyre bujqësore gjatë këtij kufizimi të orarit.

Ministria e Financave dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë treguar për KosovaPress nëse do të kenë ndonjë masë për mbështetjen ose subvencionimin e bizneseve dhe fermerëve të afektuar nga vendimi për kufizimin e orarit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka thënë se institucionet qendrore kur marrin një masë për një kufizim duhet menduar edhe për kompensimin e bizneseve që mos të shkaktojnë dëme as bizneseve, por as punëmarrësve.

“Kërkesa jonë edhe herën e parë kur është vendos masë nga Ministria e Shëndetësisë ka qenë në rregull, por atëherë subvencionojë atë pjesën që i kushton biznesit më shumë ose për të cilën biznesi është i obliguar me paguar punëtorin pas orarit të punës. Edhe nëse nuk kanë mundësi me punuar gjatë ditës, dhe pas kufizimit të orarit të punës nis punëtori orarin e natës dhe me Ligjin e punës ai është i obliguar punëdhënësi me paguar ekstra”, thekson Rafuna.

Edhe Temperaturat e larta, MSH-ja del me vendim Arbëri Temperaturat e larta, MSH-ja del me vendim

Ai thekson se në momentin që jenë marrë masat kufizuese, ka qenë dashur të parashihen edhe masat lehtësuese për bizneset.

“Këtu është dashur me i paraparë edhe ato lehtësuese ose subvencionimin e bizneseve, për atë pjesën që t’i po e kufizon, është dashur me u subvencionuar nga ana e nivelit qendror...Edhe hiq pa vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, biznesi për çështje humane i ka paraparë dhe brenda mundësisë së vet ia ka mundësuar stafit që edhe me i lëviz punëtorët që mos me u ekspozuar në diell, por edhe me i liruar ato raste që janë kronike dhe rastet e shtatzënisë”, theksoi a.

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të kufizojë orarin e punës nga 14 deri më 17 gusht. Ky vendim, sipas Ministrisë së Shëndetësisë është marrë në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së, për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Sipas MSH-së, gjatë kësaj periudhe të nxehtësisë ekstreme, rekomandohet që të ndryshohen oraret e punës për të shmangur punën në orët më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 16:00.

Edhe MSH-ja rekomandon masa mbrojtëse për punëtorët gjatë temperaturave të larta Arbëri MSH-ja rekomandon masa mbrojtëse për punëtorët gjatë temperaturave të larta

Po ashtu të aplikohet orari fleksibël i punës, që nënkupton lejimin e punëtorëve që të fillojnë punën më herët në mëngjes ose të punojnë nga shtëpia nëse ka mundësi.

Shtatzënat të lirohen nga puna gjatë orëve të pikut të nxehtësisë 11:00 — 16:00, ose të punojnë nga shtëpia, e kufizime të tjera.