Organizata Demokraci Plus (D+) ka kërkuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) të anulojë tenderin me titull “Konsulentë Ligjorë për mbështetjen e hartimit të legjislacionit dytësor për Ligjin e Banimit Social dhe të Përballueshëm”, me vlerë të parashikuar prej 50 mijë euro.
Sipas D+, kjo procedurë është inicuar në kundërshtim me Rregulloren nr. 002/2024 për Prokurim Publik, konkretisht me nenin 57.2, i cili përcakton se konsulentë të jashtëm mund të angazhohen vetëm për shërbime që nuk mund të mbulohen përmes procedurave të rregullta të rekrutimit sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë.
Organizata ka theksuar se hartimi i akteve nënligjore është përgjegjësi e vetë ministrisë, sipas Rregullores për Punën e Qeverisë, dhe kontraktimi i një operatori ekonomik për këtë qëllim bie ndesh me praktikat institucionale dhe ligjore në Kosovë.
“Ky veprim rrezikon integritetin e procesit të hartimit të legjislacionit dhe cenon përgjegjësinë institucionale të ministrisë”, thuhet në reagim.
-
Restaurimi 22-milionësh i Bibliotekës prapë drejt rivlerësimit të tenderit
-
Pezullohen zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, që akuzohen për dallavere me tender
-
Ankesa – kapitulli i radhës në vitin e tentimit për restaurimin e Bibliotekës
-
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat edhe 9 zyrtarëve serbë shkaku i mosparaqitjes në punë
-
Tenderi 22-milionësh i restaurimit të Bibliotekës anulohet për së dyti