KEK-u ka njoftuar se fal bashkëpunimit me KESH-in ka arritur që të sigurojë sasinë e nevojshme të energjisë për të evituar reduktimet.
KEK ka thënë se nga sasia e depozituar prej 120 mijë MW/h, që ishte paraparë t’i kthehet Kosovës gjatë sezonit të dimrit, ka arritur që në bashkëpunim me KESH-in të sigurojë energji elektrike për orë të caktuara që të evitojë reduktimet.
Të hënën ishte siguruar energjia duke filluar nga ora 14:00 deri në ora 24:00, ndërsa të martën nga ora 10:00 deri në ora 22:00.
KEK-u ka thënë se i ka bërë kërkesë KESH-it që bazuar në kapacitetet që ka në dispozicion të vazhdojë këtë gjendje edhe në ditët në vijim.
“Për më tepër, KEK ka bërë kërkesë tek KESH-i që bazuar në kapacitetet që kanë në dispozicion kjo gjendje të vazhdojë edhe në ditët në vijim, apo deri sa akterët përgjegjës t’i përmbushin obligimet e tyre sipas licencës”, thuhet nga KEK-u.
-
Qeveria i rekomandon KEK-ut të shfrytëzojë 7 milionë € nga subvencioni për import të energjisë
-
Ministria e Ekonomisë vuri në lajthitje qytetarët, rikthehen reduktimet
-
Kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike
-
KESCO dhe KEK-u me marrëveshje për të mos e shtrenjtuar rrymën
-
KEK-u garanton furnizim të qëndrueshëm, rifillon operimin e Njësisë A3