Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) përmes një komunikate ka thënë se matësit e energjisë elektrike janë të besueshëm dhe të sinkronizuar sipas standardeve zyrtare.
Reagimi i KEDS erdhi pas ankesave se njehsorët elektrikë janë duke matur gabimisht rrymën.
“Të gjithë matësit e energjisë elektrike (njehsorët) kalibrohen dhe sinkronizohen me kohën zyrtare në momentin e instalimit të tyre, duke siguruar funksionim me saktësi maksimale. Sistemet e matjes janë të dizajnuara në mënyrë që çdo konsumator të përfitojë në mënyrë të barabartë dhe të drejtë nga aplikimi i tarifave, përfshirë tarifat e ulëta, sipas përcaktimeve të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE)”, thuhet në njoftim.
KEDS ka shtuar se sinkronizimi i orës në njehsorë është realizuar me “një nivel të lartë precizioni”, për të garantuar që të gjithë konsumatorët kalojnë në tarifën e ulët në të njëjtën kohë në përputhje të plotë me rregullat dhe standardet në fuqi.
Megjithatë, KEDS pohon se ka raste që mund të ndodhin devijime teknike, por se pretendon se ekipet merren me çdo ankesë që u shkon.
“Në raste të izoluara, mund të ndodhin devijime të vogla për arsye teknike, por edhe në këto raste kohëzgjatja e përfitimit me tarifë të ulët dhe të lartë është e saktë. Pasi që kohëzgjatja është e matjeve tarifore është e saktë, por ka ndonjë shpërputhje kohore, KEDS reagon menjëherë ndaj çdo ankese apo vërejtjeje nga konsumatorët. Ekipet tona teknike verifikojnë situatën në terren dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme për zgjidhjen e shpejtë dhe profesionale të çdo problemi”, thuhet në reagimin e KEDS.
Edhe
Mbi 1.500 ankesa të konsumatorëve në gjashtë muaj, shumica për energjinë elektrike
KEDS u ka kërkuar partive politike dhe palëve të tjera që të përmbahen nga deklaratat.
Më tej KEDS ka dhënë disa të dhëna mbi zëvendësimin e njehsorëve të vjetër me të rinj digjitalë, ku thotë se vitin e kaluar janë instaluar mbi 130 mijë njehsorë të rinj.
LDK-ja kërkon dorëheqjen e Bordit të ZRRE-së: Njehsorët elektrikë matin gabimisht rrymën
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se njehsorët elektrikë janë duke matur gabimisht...-
KEDS-i gjobitet edhe me 110 mijë €, KESCO s’tregon kur fillon kompensimi i konsumatorëve
-
KEDS-i gjobitet sërish për parregullsi në njehsorë, tash me 35 mijë euro
-
KEDS-i gjobitet me 90 mijë euro për parregullsitë me njehsorët elektrikë
-
ZRRE: Qytetarët e prekur nga devijimet e njehsorëve do të kompensohen