KEDS-i është gjobitur sërish nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit pas parregullsive të konstatuara në njehsorët elektrike. Të premten është gjobitur me 35 mijë euro.
MINTI njoftoi se Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK) pas verifikimit laboratorik të 16 njehsorëve elektrikë të konsumatorëve që kanë paraqitur ankesa, janë konstatuar një sërë parregullsish për çka është shqiptuar edhe gjoba.
Sipas rezultateve të verifikimit, në 6 raste është konstatuar se njehsorët elektrikë kishin afat të skaduar të verifikimit, ndërsa në 6 raste të tjera janë evidentuar devijime në orë dhe datë.
Po ashtu, në një rast është konstatuar heqje e miratimit të tipit të njehsorit elektrik, ndërsa 3 njehsorë të tjerë vazhdojnë të jenë në procedurë të verifikimit laboratorik, njoftoi MINTI.
“Bazuar në këto gjetje, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka shqiptuar gjobë ndaj KEDS-it në vlerë prej 35 mijë eurosh”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
KEDS-i më herët pati njoftuar se do të dëmshpërblehen të gjithë konsumatorët e dëmtuar nga pasaktësitë e mundshme tarifore në faturimin e energjisë elektrike.
Edhe
Edhe 65 mijë euro gjobë për njehsorët e skaduar të KEDS-it
Kjo është gjoba e katërt ndaj KEDS-it. Fillimisht është ndëshkuar me 6 mijë euro për dy njehsorë me afat të skaduar, e më pas edhe me 30.000 euro për gjashtë njehsorë me afat të skaduar të vlefshmërisë. E me 90 mijë euro për herë të tretë.
Gjobat u ndanë disa muaj pasi KOHA pati raportuar për parregullsi në njehsorët elektrikë, e më pas për këtë çështje alarmoi edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ndërkohë, në fillim të muajit prill, Prokuroria Themelore në Prishtinë e autorizoi Policinë të kryejë hetime lidhur me dyshimet për parregullsi në njehsorët elektrikë të shpërndarësit të rrymës.
-
Edhe 25 mijë euro gjobë për KEDS-in për njehsorët me afat të skaduar
-
KEDS-i gjobitet edhe me 110 mijë €, KESCO s’tregon kur fillon kompensimi i konsumatorëve
-
KEDS-i gjobitet edhe me 110 mijë euro për parregullsi në njehsorët elektrikë
-
KEDS-i gjobitet edhe me 40 mijë euro për parregullsi në njehsorët elektrikë