Komisioni Evropian ka bërë ndryshim të raportit, në të cilin kishte kërkuar nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut që të vendosnin regjim të vizave më Kosovën.
Në raportin e pestë të KE-së nën mekanizmin për pezullim të vizave, i cili i ishte dorëzuar Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian, fillimisht ishte propozuar nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut t’i vendosnin regjim vizash disa shteteve, në mesin e tyre edhe Kosovës.
Por, pati reagime, përfshirë edhe nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.
Komisioni Evropian të martën pranoi se ishte bërë një lëshim në atë raport.
Ndërsa raporti tashmë është rregulluar edhe në faqen e Komisionit Evropian, ku më nuk figuron ai rekomandim.
“Kosova është hequr nga pjesa e kapitujve për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi”, thuhet në njoftim në fillim të raportit.

-
Osmani: Maqedonia e Veriut asnjëherë s’do t’i vendosë viza Kosovës
-
KE-ja pranon se gabimisht kërkoi që shtetet e rajonit t’i vendosnin viza Kosovës
-
KE-ja kritikon Malin e Zi e Maqedoninë që nuk i kanë vënë viza Kosovës
-
Rriten kërkesat për azil nga Kosova, BE-ja kërkon më shumë ndërgjegjësim
-
Raporti i BE-së për liberalizimin e vizave: Shqetësuese rritja e numrit të azilkërkuesve nga Kosova