Komisioni Evropian në raportin nën mekanizmin për pezullim të vizave, u ka dhënë vërejtje Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut që nuk kanë bashkërenduar regjimin e vizave me atë të Bashkimit Evropian.
Komisioni ndër të tjera ka përmendur se si shtetasit e Kosovës vazhdojnë të udhëtojnë pa viza në këto vende.
“Mali i Zi nuk ka marrë asnjë vendim për të rreshtuar politikën e vizave me listën e BE-së të shteteve që kanë regjim të vizave. Përkundrazi, në vitin 2021 dhe fillim të vitit 2022, Mali i Zi është larguar edhe më tej nga politika e rekomanduar. Shtetasit nga Armenia, Kazakistani, Rusia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Kuba, Ekuadori, Turqia, Katari dhe Kosova vazhdojnë të përjashtohen nga vizat për qëndrim afatshkurtër. Për disa shtete, përjashtimi është sezonal e për disa është valid gjithë vitin”, thuhet në vërejtjen e KE-së.
E ngjashëm është folur edhe për Maqedoninë e Veriut.
“Maqedonia e Veriut nuk ka marrë masa në vitin 2021 për të bashkërenduar edhe më tej politikën e vizave me BE-në. Shtetasit e shteteve në vijim, të cilëve u duhen viza për të udhëtuar në BE, ende kanë qasje pa viza në Maqedoni të Veriut: Azerbajxhani, Botsuana, Kuba, El Salvadori, Kosova dhe Turqia. Çdo devijim i mëtutjeshëm nga lista e BE-së për shtetet që u duhen viza, duhet të evitohet. Maqedonia duhet të tregoj përparim në rreshtim të politikave me listën e BE-së”, thuhet në raport.
-
Osmani: Maqedonia e Veriut asnjëherë s’do t’i vendosë viza Kosovës
-
KE-ja ndryshon raportin, heq pjesën ku i kërkonte Malit të Zi e Maqedonisë që t’i vënë viza Kosovës
-
Rriten kërkesat për azil nga Kosova, BE-ja kërkon më shumë ndërgjegjësim
-
Raporti i BE-së për liberalizimin e vizave: Shqetësuese rritja e numrit të azilkërkuesve nga Kosova
-
Lehtësohet mundësia për suspendimin e liberalizimit të vizave në BE