Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KDI: Qytetarët kërkojnë më shumë takime me deputetët

Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar një infografikë nga takimet që ka realizuar në harkun kohor prej gjashtë muajsh në takimet publike të përballjes së deputetëve të Kuvendit të Kosovës me qytetarë të zonave prej nga vijnë.

Në debate janë përfshirë: Skënderaj, Lipjani, Kamenica, Graçanica, Gjakova, Fushë-Kosova, Mitrovica, Vitia, Deçani dhe Klina.

Nga debatet e zhvilluara ka dominuar kërkesa e qytetarëve që të mbahen më shumë takime të deputetëve të zonave me ata që ua besuan votën, shkruan sot Koha Ditore.

“Kërkesat kryesisht lidhen me mungesën e komunikimit me deputetë për rrjedhojë dhe kërkesë me pasë zyre rajonale të deputetëve nëpër zona, problemet infrastrukturore, sidomos vendet që i kanë prekur autostradat e që po kërkojnë kyçje në to”, ka thënë hulumtuesja Agnesa Haxhiu nga KDI-ja.

Sipas saj, në komunat ku janë mbajtur debate, në kuadër të modulit “Iniciativat qytetare”, ka dalë se problem paraqet mungesa e furnizimit më ujë, si dhe e maternitetit nëpër komuna të vogla.

Edhe KDI: Mostransparenca e Qeverisë për dialogun po krijon hapësirë për dezinformim Arbëri KDI: Mostransparenca e Qeverisë për dialogun po krijon hapësirë për dezinformim

“Nga 11 takime, sa kemi realizuar në terren, ka pasur kritika të ashpra pa dallim partie për mungesë transparence dhe komunikimi me votuesit”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se këto rekomandime përcillen në proces. (Më shumë detaje, në numrin e sotëm të Kohës Ditore)