Institutit demokratik i Kosovës ka thënë se nga deklaratat publike të lehtësuesve të dialogut Kosovë-Serbi, ka sinjale të qarta se një takim mes palëve edhe mund të ftohet së shpejti.
KDI-ja i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani si bashkudhëheqës të politikës së jashtme, njëherit edhe procesit të dialogut me Serbinë, që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë kësaj çështje.
Sipas tyre, vazhdimi i dialogut nuk duhet ta gjejë Kosovën të papërgatitur, pa plan dhe pa qartësi rreth këtij procesi.
“KDI kërkon nga Qeveria në koordinim me Presidencën, që sa më parë ta përgatisin Strategjinë dhe Platformën Shtetërore për Dialogun me Serbinë, ku artikulohen qartë e argumentohen mirë kërkesat e Kosovës lidhur me këtë proces. Konsolidimi i këtyre dokumenteve nuk duhet ta anashkaloj rolin mbikëqyrës të Kuvendit në këtë proces të rëndësishëm shtetëror, duke garantuar bashkërendim të institucioneve, gjithë përfshirje, llogaridhënie dhe transparencë”, thuhet në njoftim.
KDI-ja ka ftuar bartësit e këtij procesi, që krahas hartimit të Strategjisë dhe Platformës për Dialogun, të ndërmarrin hapa konkret drejt arritjes së konsensusit të gjerë politik për dialogun, me qëllim për të forcuar pozicionin e Republikës së Kosovës në këtë proces.
“Në këtë drejtim, Kryeministri dhe Presidentja, konform përgjegjësive të tyre kushtetuese duhet të iniciojnë dhe t’i kontribuojë ndërtimit të konsensusit politik lidhur dialogun. Ndërsa, subjektet opozitare duhet të jenë të përgjegjshme për arritjen e konsensusit për këtë çështje të interesit shtetëror, duke treguar përkushtim dhe konstruktivitet në tejkalimin e pengesave në arritjen e pajtueshmërisë”, thuhet në njoftim.
-
KDI: Pas deklarimeve të sotme alarmante, Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun
-
KDI: Mostransparenca e Qeverisë për dialogun po krijon hapësirë për dezinformim
-
KDI kërkon seancë: Qeveria të mos heshtë lidhur me propozimet për dialogun
-
KDI: Vakumi lidhur me dialogun po mbushet me dezinformata nga Serbia
-
KDI: Dialogu Kosovë – Serbi është interes kombëtar dhe i domosdoshëm