Kryeministri Albin Kurti ka pasur vetëm një raportim me vetiniciativë për çështjet e dialogut, u tha të martën në publikimin e analizës me titull “Dialogu Kosovë-Serbi: Një hap para, tre hapa prapa”.
Sipas KDI-së, bëhet fjalë për raportimin e bërë në qershor.
“Në këtë drejtim ne si KDI konsiderojmë se Qeveria e Kosovës duhet të hartojë një raport gjithëpërfshirës. Raporti i fundit është publikuar në qershor të vitit të kaluar. Duhet të ketë edhe një konsensus politik, duhet të ketë një bashkëpunim më të madh ndërpartiak", ka deklaruar Violeta Haxholli, menaxhere e projektit në KDI.
Haxholli ka thënë gjithashtu se dialogu Kosovë-Serbi po karakterizohet me diskutim të temave, për të cilat janë arritur marrëveshje në të kaluarën.
"Deri më tani është arritur vetëm marrëveshja për energjinë, por as kjo nuk po zbatohet. Çështja më urgjente është se palët duhet t'i kthehen diskutimeve për elementet lidhur me marrëveshjen finale. Si duket ka hezitim nga pala serbe që dialogu të shkoj drejt marrëveshjes finale", ka thënë Haxholli.
Edhe
KDI: Pas deklarimeve të sotme alarmante, Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun
Sipas saj, duhet të ketë dialog të brendshëm me serbët në Kosovë.
"Ky vakumi që po ekziston po mbushet me informacione të pasakta nga pala serbe dhe po rritet ndikimi i Serbisë tek ky komunitet. Kampanjat duhet të shkojnë përtej postimeve në Facebook të Qeverisë së Kosovës. Element të rëndësishëm e konsideroj edhe transparencën. Nga takimi i fundit, nga Qeveria e Kosovës nuk kemi pasur informacione se çfarë është diskutuar nga ky takim”, është shprehur ajo./ksp
-
Hoti: Raportimi i Kurtit, vajtim dhe dëshmi e paaftësisë për ta udhëhequr dialogun
-
Haxholli: Qeveria Kurti, jotransparente për dialogun me Serbinë
-
KDI: Dialogu teknik nuk po sjell rezultate, duhet të diskutohet marrëveshja finale
-
Hoti kërkon rezolutë lidhur me dialogun: Transparencë dhe marrëveshje me njohje reciproke