Instituti Demokratik i Kosovës ka kërkuar nga Qeveria të enjten, që të mos heshtë sa u përket propozimeve të fundit në kuadër të dialogut me Serbinë.
Në njoftimin e lëshuar nga ky institut, thuhet se pas intensifikimit të vizitave të emisarëve specialë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, dialogu ka hyrë në një dinamikë të re.
Me konfirmimin e ekzistencës së një propozimi konkret franko-gjerman nga vizita e së mërkurës nga emisari i posaçëm i SHBA-së, Gabriel Escobar, KDI-ja ka kërkuar transparencë nga institucionet kosovare, pasi një gjë e tillë thuhet se mungon.
“Presidentja dhe kryeministri i vendit ende nuk janë deklaruar lidhur me përmbajtjen dhe qëndrimin e Kosovës karshi këtyre zhvillimeve dhe propozimeve”, thuhet në njoftimin e KDI-së.
Ky institut ka thënë se duhet të mbahet një seancë parlamentare, ku do të trajtoheshin në mënyrë të detajuar zhvillimet e fundit në procesin e dialogut, si dhe qëndrimet e Kosovës ndaj tyre.
“Në të kundërtën, Kuvendi duhet që të ushtrojë funksionin mbikëqyrës me vetiniciativë, duke e ftuar kryeministrin në raportim”, ka thënë KDI-ja.
-
KDI: Mostransparenca e Qeverisë për dialogun po krijon hapësirë për dezinformim
-
Hoti kërkon rezolutë lidhur me dialogun: Transparencë dhe marrëveshje me njohje reciproke
-
KDI-ja kërkon qartësim urgjent nga Gjykata Kushtetuese për situatën institucionale
-
KDI: Ftesa e Osmanit për partitë, hap i duhur drejt zhbllokimit
-
KDI: Presidentja të marrë iniciativë, seancat e Kuvendit po bëhen të pakuptimta pa marrëveshje politike