Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se Kosovës i duhet një ligj për lobim, për të rregulluar çështjen e ndërhyrjeve nga grupet e pushtetshme në shtyrjen e legjislacioneve.
KDI-ja ka thënë se i ka propozuar Qeverisë që ligjin për aktivitete lobuese ta fusë në agjendën legjislative për vitin 2022.
Në një konferencë për media, për shpalosjen e gjetjeve mbi ndikimin e grupeve të ndryshme të interesit në progresin legjislativ dhe rrugët që duhet ndjekur për të parandaluar këtë, Arben Kelmendi nga KDI-ja ka thënë se aktualisht po ka shumë ndërhyrje nga grupe të pushtetshme në shtyrjen e legjislacioneve “ashtu që t’u përshtaten interesave të tyre, por jo të qytetarëve”.
“Atë që kemi synuar me hulumtuar është dhënia fund e pandëshkueshmërisë së rasteve të mëdha të korrupsionit si dhe legjislacioni i porositur nga grupe të pushtetshme që nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve, por vetëm të këtyre grupeve. Është koha për një ligj për lobim në Kosovë, pasi që duhet të rregullohet kjo ndërhyrje në vendimmarrjen në ligj”, është shprehur ai. “Ne kemi analizuar disa raste të dyshimta të legjislacionit të porositura që nga para pavarësisë dhe kemi parë që ky ndikim është i shpërndarë njëjtë si në legjislativ ashtu edhe në ekzekutiv.”
Në një dokument të publikuar KDI-ja ka nxjerrë 12 rekomandime në të cilin korniza ligjore për lobim duhet të definojë qartë lobimet legjitime, të parashohë se cilët janë zyrtarët që mund të komunikojnë me lobuesit, të parashihet krijimi i një regjistri për lobues që duhet të jetë i obligueshëm, që entitetet e regjistruara të raportojnë në baza periodike, të garantohet transparenca, të ndahet përgjegjësia e transparencës, të parandalohet futja e menjëhershme e ish-zyrtarëve publikë në sektorin privat si lobistë, të shmangen rastet e konfliktit të interesit, e që të krijohet një organ i pavarur për administrim të regjistrit.
-
KDI: Projektligji për Byronë kërkon rishikim dhe adresim të shqetësimeve kushtetuese
-
IKD-ja synon kriminalizimin e moszbatimit të vendimeve të Kushtetueses
-
IKD-ja nis mbledhjen nënshkrimeve për ndryshimin e Kodit Penal
-
KDI-ja thirrje Haxhiut: Të caktohet sa më parë data e seancës konstituive të Kuvendit
-
Transparenca në pikëpyetje, kërkohet rishikim i Ligjit për Qasje në Dokumente Publike