Për të tretën herë para rektoratit të Universitetit të Prishtinës, kanë protestuar dhjetëra kandidat të pranuar për studime të doktoratës nga Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Mjekësisë, të cilët po kundërshtojnë vendimin e Senatit për t’iu nënshtruar edhe një herë testimit pranues.
Defrim Morina, përfaqësues i doktorantëve para mediave ka deklaruar se ritestimi nuk zgjidh gjë dhe se kjo gjë është në kundërshtim me ligjin.
“Para dy ditësh kanë pasur një takim me Prorektorin për Shkencë ku ja kemi qartësuar, por ai nuk ka arritur të argumentojë që ky ritestim ka me zgjidh tri arsyet e dhëna në vendimin e senatit. Ankesat duhet të shqyrtohen një nga një dhe nëse kanë të drejtë të përfshihen në listën përfundimtare por jo të mbahet peng procesi për raste individuale. Ne kemi theksuar që është shkelje e ligjit nëse vendimet administrative i prekin interesat e individit, atëherë kjo nuk mund të prek interesat e të tjerëve”, ka thënë ai.
Kujtojmë që kandidatët e pranuar për studime të doktoratës kanë protestuar për të tretën herë në oborrin e rektoratit të Universiteti të Prishtinës, ndërsa edhe më tej kanë paralajmëruar protesta, deri në realizimin e kërkesave të tyre.
-
Të pranuarit për studime të doktoratës kundërshtojnë vendimin e Senatit për ritestim
-
Studentët kërkojnë nga Rektorati që vlerësimi e rivlerësimi të bëhen në të gjitha njësitë
-
Protestojnë asistentët e Mjekësisë: Rektorati po i lë katedrat pa profesorë
-
Studentët e vitit të parë kërkojnë t’u lejohen provimet në afatet e prillit dhe të nëntorit
-
Mbi 500 studentë më shumë në UP, megjithëqë disa programe përballen me mungesë të interesimit