Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka akuzuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për standarde të dyfishta.
Kamberi ka thënë se derisa Lajçak po i pranon serbët e Kosovës, ai nuk i është përgjigjur pozitivisht kërkesës që ia bëri për takim me të për të biseduar për diskriminin e shqiptarëve në Serbi.
“Derisa Lajçak takohet me serbët e Kosovës, unë si deputet që përfaqësojë rreth 100 mijë shqiptarë në Serbi, kam kërkuar vazhdimisht takim për të diskutuar për çështjet e diskriminimit, nga dezintegrimit e deri pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi. Për fat të keq, nuk ka pasur përgjigje pozitive nga Lajçak kapo ekipi i tij. Standarde të dyfishta të EUSR”, ka shkruar Kamberi në platformën "X".
While Lajcak meets Serbs from??,I,as MP representing around 100k Albanians in ??,have repeatedly asked for a meeting to discuss discrimination issues,from disintegration to address passivization of Alb in ??.Sadly,no positive response from Lajcak or his team.#DoubleStandards EUSR
— Shaip Kamberi (@shkamberi) February 15, 2024
-
Lajçaku pas takimit me Kamberin: Të drejtat e minoriteteve, kyçe në procesin e integrimit evropian
-
Kamberi takon kongresistët amerikanë, kërkon barazi për shqiptarët në Luginë
-
Robelli akuzon BE-në për standarde të dyfishta: Po hesht për përjashtimin e shqipes në Maqedoni
-
Kamberi: BE-ja po e toleron Serbinë t’i shkelë të drejtat fundamentale të njeriut
-
Petkoviqi refuzoi të diskutojë për bllokimin e subvencioneve të bujqve në Luginë, reagon Kamberi