Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kaçaniku, Vitia, Istogu e Deçani pasojnë keq nga vërshimet pas reshjeve të shiut

Kështu e shpreh gëzimin Ismet Kukaj pas rrezikut që kishte kaluar një natë më parë nga vërshimet në Fshatin Kukaj të Komunës së Kaçanikut.

Për shkak të punimeve që Bechtel&Enka po i kryen në ndërtimin e urës së autostradës “Arbër Xhaferi”, lumi është mbuluar me zhavorr, duke dalë bashkë me të nga shtrati.

Banorët tregojnë se u kishin dalë në ndihmë ekipet e komunës të ndihmuar edhe nga makineri të kompanisë Bechtel&Enkas, por që nuk kishin arritur të kryenin shumë punë.

Krahas frikës, vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Drejtori i shërbimeve publike në Kaçanik, ka thënë se do të krijojnë një ekip për vlerësim të dëmeve. Mirëpo, ky vlerësim ka mundësi të mbetet vetëm në letër.

Pos Kaçanikut, të reshurat e shiut kanë shkaktuar dëme edhe në komunën e Vitisë.

Edhe Kryetari i Kaçanikut përkrah qytetarët për të kërkuar përgjegjësi nga “Bechtel&Enka” Arbëri Kryetari i Kaçanikut përkrah qytetarët për të kërkuar përgjegjësi nga “Bechtel&Enka”

E dëmi më i madh thonë të jetë rrëshqitja e dheut në një rrugë e cila ka dëmtuar asfaltin. Zyrtarët komunalë fajin ia hedhin Ministrisë së Planifikimit Hapësinor për mosrregullim të shtratit të Lumit Morava.

Këtu janë dëmtuar edhe tokat bujqësore, një pjesë e të cilave kanë qenë të mbjella me grurë.

Komunat kanë kërkuar ndihmë nga niveli qendror për kompensim të dëmeve, veçanërisht nga Ministria e Bujqësisë.