Për vetëm 11 vota shqiptarët nuk kanë arritur të marrin një ulëse në Kuvendin e Serbisë, raporton “N1” në Serbi të premten në mbrëmje, sipas të dhënave jozyrtare nga zgjedhjet e përsëritura në vendvotimin nr. 6 Tërnoc të Bujanocit. Koalicioni i Shqiptarëve ka marrë 598 vota, ndërsa i duheshin 609 për të siguruar ulësen.
Në vendvotimin në shkollën fillore “Muharrem Kadri” votuan 618 nga 1050 votuesit e regjistruar. Partia Socialiste e Serbisë mori gjashtë vota, ndërsa koalicionet NADA dhe Alternativa për ndryshim nga dy vota. Dhjetë fletëvotime u shpallën të pavlefshme.
Përsëritjen e zgjedhjeve në këtë vendvotim, Shaip Kamberi, që kishte më së shumti shanse të bëhej deputet, e kishte quajtur si keqpërdorim të mekanizmave shtetërorë nga partitë në pushtet për t’i përjashtuar shqiptarët nga institucionet shtetërore.
Kjo ishte hera e tretë që në këtë vendvotim u mbajtën zgjedhje sivjet. Pas përsëritjes së parë Kamberi mori votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet, por që autoritetet vendosën për përsëritje të procesit edhe njëherë.
-
Shqiptarët afër të mbesin pa zë në Kuvendin e Serbisë
-
Shaip Kamberi rizgjidhet deputet pas rivotimit në Bujanovc
-
Kamberi: Na duhen edhe 300 vota për të fituar një mandat në Kuvendin e Serbisë
-
Shpallen rezultatet e zgjedhjeve në Serbi, Lista e Studentëve me 140 mandate, Vuçiqi 103 e shqiptarët dy
-
Kamberi: Arritje historike, jemi në garë për mandatin e tretë