Shqiptarët në Serbi janë afër të mbetën pa zë në Kuvendin e Serbisë. Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) në Bujanovc, ka refuzuar të enjten kërkesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për anulimin e zgjedhjeve të ripërsëritura në Tërnoc të Madh, më 27 maj.
Të dielën, në këtë vendvotim, u mbajtën për herë të tretë zgjedhjet, pasi dy raundet e para u anuluar për shkak të parregullsive.
Kandidati Shaip Kamberi vetëm në raundin e dytë fitoi votat e duhura për t’u zgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë. Në raundin e tretë mori 598 vota në Tërnoc të Madh, apo 12 më pak se që i duheshin.
Ai dhe Koalicioni i Shqiptarëve vlerësuan se pati shumë parregullsi dhe kërkuan anulimin e serishëm të zgjedhjeve në këtë vendvotim, por shqiptarët u mbivotuan në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në Bujanovc, me 9:7.
Kamberi ishte deputet në Kuvendin e Serbisë për dy mandate.
-
Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare në Serbi - Kamberi deputet
-
Kamberi zgjidhet deputet në Kuvendin e Serbisë, sipas rezultateve preliminare
-
Sot votohet për herë të pestë në Tërnovc, shqiptarët luftojnë për një vend në Kuvendin serb
-
Jozyrtarisht, shqiptarët pa deputet në Serbi
-
Përsëriten zgjedhjet në një vendvotim në Tërnoc, Kamberit i rrezikohet mandati i deputetit