Deputeti shqiptar i Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se pushteti autoritar i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, po vazhdojnë të veprojnë për t’i përjashtuar ata pak shqiptarë të mbetur në institucionet shtetërore.
Ai ka thënë se të hënën instrumentalizuan politikisht Komisionin Republikan Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin nr.6 në Tërnoc të Bujanocit.
“Përderisa ne do të ankohemi në Gjykatën Administrative, kjo flet se Beogradit zyrtar i pengon edhe një deputet i vetëm shqiptar në një parlament me 250 deputetë, kryesisht serbë dhe të dominuar nga SNS i Vuçiqit dhe SPS i Daçiqit. Keqpërdorimi i mekanizmave shtetëror nga SNS dhe SPS të Qeverisë së Serbisë për t’i përjashtuar shqiptarët nga institucionet shtetërore po shoqërohet paralelisht me përfshirjen e tyre në vendimmarrjet e Komunave të Luginës”, ka shkruar ai në Facebook.
Kamberi ka shkruar se çdo ditë e më shumë po dëshmohet se Serbia nuk do shqiptarë në institucione.
Sipas tij, në vend të integrimit të shqiptarëve përtej organeve jokomunale, Qeveria e Serbisë po integrohet çdo herë e më shumë në pushtetet komunale të Luginës për t’ia ngushtuar edhe aty shqiptarëve praninë dhe përfshirjen.
“Para disa viteve përjashtuan edhe ata pak shqiptarë të mbetur në Medvegjë nga vendimmarja komunale. Nesër përfshihen në vendimmarjen komunale të Preshevës”, ka shkruar ai.
-
Sot votohet për herë të pestë në Tërnovc, shqiptarët luftojnë për një vend në Kuvendin serb
-
Sot votohet në Tërnoc, shpresa e fundit që shqiptarët të kenë deputet në Serbi
-
Shqiptarët afër të mbesin pa zë në Kuvendin e Serbisë
-
Mustafi: Serbia dëshiron ta mohojë zërin shqiptar në Parlamentin e Serbisë
-
Kamberi fiton betejën me Daçiqin, konfirmohet deputet në Kuvendin e Serbisë