Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar të mërkurën se Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanovc, ka refuzuar ankesën e Partisë Socialiste të Serbisë që udhëhiqet nga Ivica Daçiqi, për përsëritjen e zgjedhjeve në fshatin Tërnoc i Madh.
Sipas Kamberit, ky vendim është marrë pavarësisht përpjekjeve dhe presionit serb për të pamundësuar pjesëmarrjen e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.
“Megjithë presionin e Ivica Daçiqit dhe SPS, lajm i mirë që sot Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc ka refuzuar ankesën e tyre për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc të Bujanovcit. Presioni politik i strukturave qendrore në Beograd ndaj organeve zgjedhore kundër shqiptarëve është vazhdimësi e praktikave të viteve ’90. Sado që vazhdojnë përpjekjet për ta pamundësuar zërin e shqiptarëve në parlament, ato nuk do të mund ta ndalin vullnetin e mbi 13.000 votave të shqiptarëve të Luginës”, ka shkruar Kamberi në Facebook.
Shaip Kamberi është rizgjedhur deputet pas rivotimit në Tërnoc të Bujanovcit. Ai ka marrë votat e mjaftueshme për të përfaqësuar shqiptarët në Kuvendin e Serbisë.
Për të është mandati i tretë si deputet në Kuvendin e Serbisë.
-
Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare në Serbi - Kamberi deputet
-
Kamberi: Zotohem t'i mbroj interesat e shqiptarëve të shtypur dhe të diskriminuar
-
Kamberi zgjidhet deputet në Kuvendin e Serbisë, sipas rezultateve preliminare
-
Sot votohet për herë të pestë në Tërnovc, shqiptarët luftojnë për një vend në Kuvendin serb
-
Shqiptarët afër të mbesin pa zë në Kuvendin e Serbisë