Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (Demokratska stranka Srbije - DSS) Milosh Jovanoviq ka vlerësuar se është mirë që patriarku serb Irinej, pas takimit me kreun shtetëror serb për Kosovën, ka thënë se është me rëndësi që shteti e kisha kanë mendim të njëjtë për Kosovën, transmeton Koha.net.
„Kjo është shumë e rëndësishme pasi që qëndrimi i Kishës Ortodokse Serbe është absolutisht i qartë dhe si i tillë ai është paraqitur në mesazhin e Kuvendit të Sinodit e mesazhi thotë se Kosova është Serbi dhe se kurrfarë ndarjeje, rikufizimi apo njohje të secesionit nuk vjen në konsiderim”, ka thënë Jovanoviq njofton agjencia serbe e lajmeve beta.
Ai ka shtuar se edhe pse Serbia është shtet sekular, është mirë që kreu shtetëror është takuar me patriarkun dhe ka folur për Kosovën për të cilën qëndrimi i Kishës është shumë i rëndësishëm.
„Këto takime do të duhej të mbaheshin në format më të gjerë dhe në to do të duhej të përfaqësoheshin të gjithë aktorët relevantët politikë“, ka vlerësuar Jovanoviq.
-
DSS: Populli dhe Kisha nuk mendojnë si Vuçiqi për Kosovën
-
“Shteti dhe Kisha nuk mund të kenë të njëjtin qëndrim për Kosovën”
-
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Sërpska: S’është qëndrimi ynë
-
Presidenti kroat: Nuk diskutuam për dialogun, por mbështesim njohjen e Kosovës
-
Daçiq: Serbia nuk do ta njohë Kosovën as direkt e as indirekt