Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jahjaga: Roli i NATO-s dhe SHBA-së jetik për sigurinë në Evropë dhe botë

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se roli i NATO-s dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është jetik për sigurinë në Evropë dhe në botë.

Jahjaga në një postim në Facebook ka treguar se këtë e ka thënë në një diskutim me krerët e disa prej kompanive më të mëdha globale, që është organizuar në kuadër të Formumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos.

“Gjatë fjalës time në këtë darkë, në fokus pata udhëkryqin në të cilin ndodhet Evropa në ballafaqimin me ndryshimet gjeopolitike, pasojat e luftës në Ukrainë, tensionet në ngushticën e Tajvanit dhe për rëndësinë e mirëmbajtjes së paqes në Gadishullin Ballkanik. Siguria është parakushti kryesor për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, dhe për këtë është tejet e rëndësishme që të punojmë aktivisht, me të gjithë akterët, në mënyrë që ndikimi tek qytetarët të jetë sa më i vogël. Roli i NATO-së dhe veçanërisht i Shteteve të Bashkuara, është jetik për ruajtjen e sigurisë në kontinent dhe në botë”, ka shkruar Jahjaga.