Ministri izraelit për Bashkëpunim Regjional, Esawi Frej, ka thënë se Izraeli dëshiron t’i avancojë marrëdhëniet me shtetin e Kosovës.
Në një konferencë për media, të martën, ai ka thënë se ka ardhur në Kosovë që të tregojë se Izraeli i ka duart e hapura për bashkëpunim.
“Ne duam që të avancojmë marrëdhëniet dhe t’i thellojmë ato. Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta. Ne kuptojmë çmimin e konfliktit dhe vështirësitë për pavarësi. Jam këtu në Kosovë për herë të parë dhe ky është vetëm fillimi”, ka thënë ai.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se po përpiqen të gjejnë mundësi për bashkëpunim dhe investim në fushat e bujqësisë e sigurisë.
Më herët, delegacioni izraelit ka bërë homazhe të pllaka memoriale në nderim të viktimave të Holokaustit.
-
Hapja e ambasadës në Kosovë, jo në mesin e prioriteteve të Izraelit
-
Kurti dhe ambasadorja izraelite diskutojnë për organizimin e një Forumi Ekonomik
-
Ziv shpreson që këtë vit presidentja e Kosovës do ta vizitojë Izraelin
-
Kosova e Izraeli të gatshme për të thelluar bashkëpunimin
-
Mehaj në Tel Aviv: Kosova ka nevojë për më shumë prani të SHBA-së brenda saj