Kryeministri Albin Kurti ka pritur të enjten në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, me të cilën ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve.
Në këtë takim, të mbajtur në trevjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, Kurti dhe Ziv kanë diskutuar rreth mundësisë për organizimin e një Forumi Ekonomik që do të shërbente si mundësi për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për të investuar në Kosovë, ka bërë të ditur kryeministria nëpërmjet një komunikate.
“Kryeministri Kurti falënderoi ambasadoren Ziv për komunikimin e afërt dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ai u shpreh mirënjohës për vendimin e shtetit të Izraelit për të liberalizuar vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës në vazhdën e lajmeve dhe zhvillimeve pozitive në këtë fillimvit”, thuhet më tej në njoftim.
Siç bëhet e ditur, Kurti i ka shprehur ngushëllime ambasadores izraelite për viktimat e sulmeve nga Hamasi dhe ka theksuar mbështetjen e Qeverisë për të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur, teksa ka uruar që të arrihet një armëpushim i përhershëm së shpejti.
-
Kurti e vlerëson “zhvillim pozitiv” heqjen e vizave me Izraelin
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Kurti në takim me ambasadorët e shteteve të BE-së
-
“Aktualiteti politik”, temë takimi mes kryeministrit në detyrë dhe shefit të zyrës së BE-së
-
Kurti me imamin e Qabesë: Kosova mirënjohëse për mbështetjen e Arabisë Saudite