Zëvendëskryeredaktori i Grupit KOHA, Elmaz Isufi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po e luan rolin edhe të pushtetit edhe të opozitës.
Të enjten në “Konfront” të KTV-së, Isufi ka thënë se ndonëse është në pushtet, kjo parti thotë se ka disa kauza që, sipas tij, do të duhej t’i kishin partitë në opozitë.
Sipas tij, Lëvizjen Vetëvendosje nuk e ka ngritur ndonjë program i saj, por PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja.
“Lëvizja Vetëvendosje edhe sa është në qeveri thotë ‘unë e bëj një pjesë të opozitës’. Lëvizja Vetëvendosje është në qeveri dhe thotë duhet luftuar korrupsionin, nuk thotë opozita. Lëvizja Vetëvendosje është në qeveri dhe thotë duhet çkapur institucionet e drejtësisë. Nuk është kauzë e opozitës. Këta nuk e kanë kauzë as problemin me veriun. D.m.th edhe pushtet edhe opozitë e bën Lëvizja Vetëvendosje. Ajo i adreson problemet që opozita duhet t’i ngrejë në Kuvend”, është shprehur ai.
“Reforma” para zgjedhjeve
-
Isufi: Partia në pushtet solli fjalor që të mos dihet kush është patriot e kush tradhtar
-
Luzha: Lokalet dhe zgjedhja e presidentit po i shtyjnë partitë të kalkulojnë
-
Konjufca: Vetëvendosje nuk mund ta bëjë qeverinë vetë
-
Isufi: Elektorati shpesh tregon më shumë pjekuri sesa partitë
-
Çitaku: Jemi vite larg me LVV-në - bashkëpunojmë, por jo në bashkëqeverisje