Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Isufi: Partia në pushtet solli fjalor që të mos dihet kush është patriot e kush tradhtar

Ish-deputeti Ahmet Isufi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka sjellë në skenën politike fjalor të tillë sa të mos dihet se kush është patriot e kush tradhtar. Ai tha se kjo parti pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt më 2019 si kryeministër nuk i dha më shumë suksese Kosovës.

Isufi ka theksuar se përplasjet e brendshme politike kanë ndikuar në arenën ndërkombëtare në atë se si është parë Kosova nga jashtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Fjalori që është përdorur nga një parti në pushtet që nuk ka zgjedhë mënyra dhe metoda që do të mund të rezultonin më shumë në suksesin e Kosovës, përkundrazi kanë bërë polarizimin e madh sa kanë sjellë në skenën politike fjalor të tillë sa të mos dihet kush është patrioti e kush tradhtari”, ka thënë  në edicionin special në KTV në 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.  

Derisa ka folur për rrugëtimin shtetëror, Isufi si një nga vendimet më të rëndësishme pas Pavarësisë së Kosovës, e ka cilësuar atë për formimin e Ushtrisë.

Tani ai vlerëson se Kosovës i ka mbetur ta vazhdojë rrugën përpara integrimit evropian, teksa ka kritikuar pushtetin aktual për mungesë të vizionit ekonomik dhe mungesë të gatishmërisë për të krijuar një funksionalitet të atyre që janë potencial investues profesionalë dhe të ekspertëve.

Isufi ka folur edhe për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Ka thënë se të gjitha faktet nuk mund të anashkalohen me  motive politike siç ka bërë Prokuroria, duke shtuar se akuza ndaj përfaqësuesve të UÇK-së “është akuzë ndaj të kaluarës tonë historike të lavdishme, por edhe atak në shtetësinë e Kosovës”.

Ai e ka quajtur të padrejtë, të padinjitetshme dhe antihistorike që sot përfaqësuesit shqiptarë të luftës për liri të akuzohen në Hagë.

“Ata që janë emblema e shtetit të Kosovës duhet të lirohen sepse ne kemi bë një luftë të drejtë mbrojtëse dhe nëse ka qenë dikush fajtor është Serbia, kriminelët e së cilës duhet të dënohen. Me këtë gjykim, sidomos nga pretendimet e Prokurorisë, janë shumë anakronike sepse në këtë gjykatë kemi të bëjmë me dëshmitarë injorante që nuk përfaqësojnë asgjë dhe kryesisht është i grumbulluar një material nga Beogradi e që është dëshmuar përmes ndërkombëtarëve që kanë pasur rol kyç në çlirimin e Kosovës, pavarësinë, që është pa se janë përkrahës të idesë së demokracisë dhe lirisë së popujve”.