Ismail Tasholli, përfaqësues i platformës “Liria ka emër”, ka thënë se protesta e organizuar në Prishtinë tejkalon partitë politike.
“Jemi mbledhur sot me sebep të madh. Jemi mbledhur për ju. Jemi mbledhur për UÇK-në. Jemi bë bashkë për të çuar mesazh të rëndësishëm. S’u bëmë bashkë për shkak të partive, jo për shkak të mitingjeve të caktuara, por për ju sepse varri i dëshmorit nuk ka parti politike dhe liria nuk ka parti politike”, ka thënë Tasholli në nisje të protestës.
“Secili brez dha djersën. Themeli është i shumë gjeneratave. UÇK-ja është boshti kurrizor i saj. Nëse UÇK-ja sulmohet në mënyrën se qysh sot po na servohet si drejtësi kemi arsye të madhe që të themi se duam drejtësi të barabartë, të drejtë e ato vlera që BE-ja na ka mësuar gjatë gjithë kohës”, ka thënë Tasholli.
Ai ka komentuar edhe vizitën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Ne i themi që besojmë në vlerat e Evropës, por nuk besojmë në dystandardësi kur flitet për drejtësi. I themi: Jo në emrin tonë”, ka shtuar ai.
1 tetori i protestave: Dikur rezistencë, sot thirrje për liri
-
Tasholli i kundërpërgjigjet BE-së për Specialen: Përgjigjen e merrni më 10 tetor në Bruksel
-
Tasholli: “Liria ka Emër” nuk ndalet, synojmë peticion me mbi 500 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së
-
Platforma “Liria ka emër” bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 1 tetorit
-
“Liria ka emër”: 1 tetori, simbol i protestave – nuk heqim dorë nga drejtësia
-
“Liria ka Emër” thërret marsh më 1 tetor, inicion peticion qytetar