Arbëri

Ismajli i PDK-së: VV-ja i ka shpenzuar paratë e granteve në reklama

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Ismajli, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje se sa ka qenë në pushtet ka shpenzuar paratë e granteve në reklama.

Ai në debatin “Zgjedhjet në KOHË” ka shtuar se Qeveria ka bërë një kontratë të dyshimtë, në shkelje të ligjit. Sipas tij, ajo nuk ka bërë diçka për prodhuesit vendorë apo sektorin e bujqësisë.

“Një kontratë e keni të dyshimtë me GIZ-in që 10 milionë euro ia keni nda GIZ-it, 50% të tyre shkojnë për konsulencë dhe buxheti për më tepër është marrë nga grantet. Në vend që fermerët t’i kenë ato para, ju i keni marrë nga granti. Keni shkelë ligjin dhe keni bë një marrëveshje jofitimprurëse, gjoja se GIZ-i do të participojë me 50%, por që programi i GIZ-it ka përfunduar në periudhën paraprake kur e keni bë kërkesën. Kjo tregon që 4 vjet kanë qenë të pasuksesshme, pa plan dhe prapë keni hyrë në fushatë pa program. Ju mjetet po i harxhoni në reklama, në vizita studimore, i shpërbleni njerëzit që janë nëpër komisioni dhe i çoni nëpër panaire në vend se t’i çoni prodhuesit në panaire”, ka thënë Ismajli.