Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj lajmit se sot nuk janë duke u vaksinuar qytetarët kundër COVID-19.
Ai ka thënë që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duhet të japë përgjegjësi apo të kërkojë përgjegjësi nga tjerët.
“Për besë, e tmerrshme. Të mos arrihet organizimi i një orari me ndërrime për vaksinim, në mënyrë që ky proces të mos ndalet për asnjë ditë, është mungesë e aftësive menaxheriale dhe moskokëçarje ndaj shëndetit të qytetarëve dhe ndaj ekonomisë së vendit. Në njërën anë i shtrëngojnë masat, e në anën tjetër pushojnë. Përderisa Kosova është vendi i vetëm që ka vaksinuar më së paku, për shkak se ende nuk ka siguruar blerjen e vaksinave, e kur edhe ato pak vaksina donacion që kemi - nuk u jepen qytetarëve të dielave, me arsyetimin se është ditë pushimi, është e pafalshme. Për këtë dështim, Ministri Arben Vitia ose duhet të japë përgjegjësi vetë, ose duhet të kërkojë përgjegjësi nga të tjerët. Fshehja në kohë krize nuk është zgjidhje”, ka shkruar deputeti i PDK-së, Ismaili në Facebook.
-
Personalitetet 2021/ Arben Vitia: I dështuari i suksesshëm
-
Haxhiu me kritika ndaj MSH-së për mosvaksinimin gjatë vikendeve
-
Zemaj kritikon Qeverinë: Nuk e ka pasur pandeminë prioritet
-
Vitia: Janë vaksinuar me së paku një dozë mbi 50 për qind e popullatës që mund të vaksinohet
-
Kurti siguron se Kosova ka vaksina të mjaftueshme