Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Personalitetet 2021/ Arben Vitia: I dështuari i suksesshëm

Dy synime ia kishte vënë vetes për vitin 2021. Donte të vaksinonte 60 për qind të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19, dhe synonte të merrte votat e mbi 50 për qind të prishtinasve për ta udhëhequr kryeqytetin. Sukses pati në synimin për vaksinim. Në cilësinë e ministrit të Shëndetësisë, Vitia arrit që vaksinimin për Kosovës ta bënte storie suksesi.

Gjatë punës gjashtëmujore si ministër i Shëndetësisë u përball edhe me kritika e akuza për keqmenaxhim të situatës epidemiologjike. Muaji gusht e futi Kosovën në mesin e shteteve që shënonin rekord të zi për nga numri i jetëve të humbura. Por gjendja u fut sërish nën kontroll dhe Kosova mbeti një nga vendet më të suksesshme në këtë përballje globale. Në mësymjen për ta realizuar synimin e dytë, dha dorëheqje nga posti i ministrit rreth dy javë para rundit të parë të zgjedhjeve lokale. Me fare pak fushatë arriti të dilte kandidati më i votuar në rrethin e parë në garën për Prishtinën. Por në rrethin e dytë u mund. Ish-drejtori për Shëndetësi në këtë komunë dështoi t‘i bindte qytetarët se ishte i duhuri për të udhëhequr në katër vjetët e ardhshëm me kryeqytetin.

Një nga njerëzit më të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, ministri me të cilin Qeveria Kurti ishte lavdëruar shumë, kandidati me të cilin Vetëvendosje ishte e sigurt se do ta merrte Prishtinë, e mbylli vitin i liruar nga secila përgjegjësi.